titulli11.gif

Home
70-vjetori i lindjes, 17 maj 2006
Ilirët Parailirët Arbrit (shqip)
Parailiret - Iliret - Arberit ( english - summary)
Revista angleze - shqip
Revista angleze - anglisht
Curiculum
Arti shkembor ne Shqiperi - Rock art in Albania
Perfundime - Conclusions

muzaferiinternet640.jpg
27 shkurt 2009 - Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave

TE DHENA TE SHKURTERA BIOGRAFIKE

Akademik MUZAFER KORKUTI: Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.

           Lindi në Fterrë. Pasi kreu shkollën fillore në fshatin e lindjes, ndoqi mësimet në shkollën shtatëëvjeçare dhe të  mesme në Shkodër. Punoi si mësues dhe drejtorr I shkollës shtatëvjeçare të Kuçit nga viti 1954 deri në vitin 1957.

          Studimet e larta i kreu në Universitetin e Tiranës, në degën e historisë. Ato i përfundoi me rezultate shumë të mira në vitin 1962. Për një kohë të shkurtër ndoqi studimet e larta në Leningrad ( Petërburg), por u detyrua t’i ndërpriste për shkak të  prishjes së marrëdhënieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollën e lartë u emrua në Qendrën e Studimeve Arkeologjike të Akademisë së Shkencave. Gjatë veprimtarisë së tij 41 vjeçare në këtë institucion u specializua në fushën e prehistorisë dhe drejtoi gërmime në më shumë se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorë në revista shkencore në Shqipëri dhe 34 artikuj në revista jashtë shtetit. Është bashkëautor në disa tekste universitare.,  “Arkeologjia” 1972,”Arkeologjia” 1993, në tekstin “Historia e Shqipërisë”, në botimin “Les Illyriens”, 1985, dhe në “Historia e popullit shqiptar”, 2003. Është autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum in Albanien”, botuar në Gjermani, në vitin 1995. Që nga viti 1968 deri në vitin 2002 ka qenë lektor i arkeologjisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa gjatë viteve 1972 – 1975 në atë të Prishtinës.

            Ka dhënë leksione në universitete të ndryshme të botës, si në Paris (Francë), Heidelberg dhe Munster (Gjermani),  Romë, Pizë, Bari, Leçe, Bolonjë (Itali),  Athinë e Selanik (Greqi), Vienë (Austri),  Sinsinati (ShBA) etj. Është pjesëmarrës në disa dhjetra simpoziume dhe kongrese ndërkombëtare. 

Ka qene drejtor i Institutit të Arkeologjsë nga viti 1998 deri 2008, kryeredaktor i revistës “Iliria” (1971 – 2003) dhe anëtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman, 1986.

Nga 27 shkurt 2009 eshte zgjedhur Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave

(Marre nga maketi "Enciklopedia e Kurveleshit" (Fterra)

lineee026.gif

muzo320presidenti.jpg
Presidenti i Redpublikes Alferd Moisiu duke dhene dekoraten

New Page 3

Presidenti Moisiu 

dekoron

Prof. Dr. Muzafer Korkuti

me urdhrin

"Mjeshtër i Madh".

Me këtë motivacion:

"Për kontribut të veçantë në zhvillimin e përparimin e arkeologjisë shqiptare, studimet arkeologjike dhe formimin e brezave të arkeologëve të rinj".

Tiranë, 7 qershor 2006

 

Pjesë nga emisioni i Radiotelevizionit Shqiptar “ Akademiku arkeolog Prof. Dr. Muzafer KORKUTI”

Adresa:

E mail:adk@sanx.net

Cel: +355 68 2017735